TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme ka deklaruar se sot do të shpallet ditë zie kombëtare për viktimat që la pas tërmeti i djeshëm. Ai ka theksuar se për 28 dhe 29 nëntor nuk do të ketë festime.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe këtu pa dashur të bëj asnjë dallim nga kabineti qeveritar, që kanë bërë më të mirën dua t’i bëj një falënderim të veçantë, zv. kryeministrit, ministrit të brendshëm, ministres së Mbrojtjes, ministres së Shëndetësisë, që janë përballur në çdo sekondë, patjetër dhe ministri i Turizmit, ka filluar menjëherë punën, ku do të kemi një risi me nevojën për të adresuar përditshmërinë e familjeve të prekura.
Sot qeveria do të miratojë vendimin e zisë Kombëtare. Kjo pararend dy ditë para festave të pavarësisë dhe na ka bërë të pamundur për të pasur më shumë ditë zie, do të donim tre ditë zie. Kemi 24 viktima dhe sipas saj nuk do të mbetet me kaq.
Na ka çuar që kemi flamurin shqiptar në gjysmë shtizë. Kjo është normë ndërkombtarisht e afirmuar se asnjëherë në ditën kombëtare nuk mund të ketë zi.28 dhe 29 nëntori nuk do të jenë ditë me përmbajtje festive. Tek e-albania kemi një platformë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për këtë", është shprehur Rama.
Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.