TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho rrëfen eksperiencën e përjetuar sot në qytetin e Durrësit.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti shprehet se "sot kam parë pamje të llahtarshme".
Teksa poston edhe dy foto nga dy pallate të shkatërruar, Spaho shpreh dhimbjen e tij për familjen Lala, e cila humbi 7 anëtarë të saj.
“Sot kam parë pamje të llahtareshme në Durrës ku dy godina 6-katëshe ishin shkatërruar plotesisht. E para e rrafshuar, tjetra kishte dy katet e para të fundosura në tokë dhe çuditërisht vazhdonte të qëndronte në këmbë. Dhimbje e thellë per familjen Lala ku nga tetë pjesëtarë, shtatë ndërruan jetë.
Zot na jep forcë të përballojmë këtë fatkeqësi të madhe natyrore”, shkruan Spaho.
