AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 09:10

Meta, në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit Kosovë e dashur, na bën krenarë të gjithëve

Meta, në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë në mesnate në Thumanë, në zonën me të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima. Kreu i shtetit ka qenë në shoqërinë e Zv. Kryeministrit në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj.

“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti”- shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!

FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!