AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 08:30

U nxor nga rrënojat në Thumanë, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

U nxor nga rrënojat në Thumanë, ndërron jetë në


Nuk ka mundur të mbijetojë i riu i familjes Greku që mbeti nën rrënojat e pallatit që u shemb pas tërmetit në Thumanë.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 31-vjeçari Saimir Greku ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të brendshme që kishte pësuar.

Ndërkohë forcat e shpëtimit dhe forcat speciale nga Kosova vijojnë kërkimet në zonën e Thumanës për të mbijetuar.