AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 13:30

Vasili: Pavarësia në rrezik nga paratë e pista, fajtor është Edi Rama

Vasili: Pavarësia në rrezik nga paratë e pista, fajtor

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehet përmes një statusi në Facebook se sot “pavarësia është në rrezik”.

Sipas tij, Rama sot po ua shet përditë pavarëinë interesave më të errëta financiare.

“Shqiperia ne 29 nentor te 1944 i kishte pavaresine dhe kufijte te gdhendur ne shkemb fale idealisteve, qe i mbrojten, ndersa sot i kemi prej rere, qe po shkermoqet ore e cast nga interesat e zymta dhe parate e pista,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Pavaresia ne rrezik !!!

Ne 29 nentor pavaresia dhe kufijte u mbrojten me gjak.

Ndersa kryeministri sot ua shet perdite pavaresine interesave me te errta financare,qe shohin nga lindja,andej nga ku shqiptaret nuk e kane pare kurre te ardhmen e tyre.

Pavaresia eshte e rrezikuar sot si kurre me pare.

Shqiperia ne 29 nentor te 1944 i kishte pavaresine dhe kufijte te gdhendur ne shkemb fale idealisteve, qe i mbrojten, ndersa sot i kemi prej rere, qe po shkermoqet ore e cast nga interesat e zymta dhe parate e pista.

Duhen mbrojtur sot neser do te jete shume vone.