AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 12:48

Rama e quan “të lajthitur” kryebashkiaken e Shkodrës/ VIDEO

Rama e quan “të lajthitur” kryebashkiaken e Shkodrës/
Kryeministri Edi Rama është “kapur” këtë të enjte me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Një deklaratë e saj që e quan 29 nëntorin një “ditë të zezë” për shqiptarët është postuar nga vetë Rama në Instagram. “Për Shkodrën, 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, – dëgjohet Voltana Ademi gjatë videos të cilën Rama e konsideron lajthitje. “Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, – shkruan Rama.
 
View this post on Instagram
 

???Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on