AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 13:22

Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e Pavarësisë/ VIDEO

Në parlamentin kanadez, deputetja uron shqip për Ditën e

Një rast i rrallë vjen nga parlamenti kanadez.

Në seancën e së mërkurës, deputetja Julie Dabrusin ka mbajtur një fjalim në parlamentin e saj për nder të 28 nëntorit. Ajo është ndalur shkurt edhe historinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë”, – tha deputetja Dabrusin duke shtuar: “Pas 5 shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912.

Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si “Dita e Flamurit”, – tha ajo Në fund ka uruar shqiptarët “Gëzuar Festën e Pavarësisë!”.