TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetar është kërcënuar përmes një plumbi të vendosur në kioskën e tij në qendër të Tiranës.
“Jemi këtu tek puna. Vajta 5 minuta mora një kafe. Vij dhe gjej një plumb në derë. Jam në punën time dhe në hallin tim, nuk i kam borxh askujt. Po ka një problem Rilindja me mua se jam koordinator i LSI në Paskuqan”, shprehet ai.
Qytetari që ka bërë denoncimin punon si dispecer për autobusët. Kioska ndodhet në qendër të Tiranës, në fillim të Rrugës së Kavajës, shkruan Fax web.
Ndërkohë që për këtë ka reaguar dhe prokuroria e Tiranës:
“Njoftohemi se tek një kioskë që përdoret për shitjet e aboneve të linjave të autobusëve, e cila ndodhet pranë Dhomës së Tregtisë, Rr. Kavajës, punonjësi i saj ka gjetur tek dera e kioskës një fishek.
Në vend janë shërbimet dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve”.