Kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij e shtypit duket se kanë qenë mjaft vigjilentë këto ditë festash, për të kapur çdo lapsus të bërë nga ana e kundërshtarëve demokratë.
‘’Loja” nisi me ngatërresën e kreu demokrat Lulzim Basha, i cili tha se Kastriotët e ngritën flamurin në 28 Nëntor 1944, dhe më pas në përpjekje për ta rregulluar gabimin tha në 1444, kur në fakt ngjarja të cilës ai i referohej kishte ndodhur në 1443-shin.
Pas tij radhën për ngatërresë e kishte deputeti Luan Baçi, i cili tha nga Fieri se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte ngritur flamurin në qytetin e Vlorës, ku në fakt është ngritur nga Ismail Qemali në 1912.
Dhe për të mbyllur serinë e videove Rama ka menduar dhe për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka thënë se 29 Nëntori është një ditë e zezë për Shkodrën, dhe nuk mund të festohej Çlirimi në këtë datë.