AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 11:48

Vajza zbret nga motori, ekzekuton me armë 5 djem të rinj/ VIDEO

Vajza zbret nga motori, ekzekuton me armë 5 djem të rinj/ VIDEO

Pamje shokuese ato të një atentati të tmerrshëm në Meksikë.

Mediat e huaja publikojnë momentin kur një vajzë, zbret nga motori dhe qëllon me armë zjarri mbi pesë djem të rinj, duke i lënë të vdekur në vend.

Sipas Daily Mail, ngjarja ka ndodhur në Insurgentes Sur në Meksikë, ndërkohë që policia vendase beri me dije se gjithçka ndodhi pas një feste përvjetori martese të njërit prej personave që mbeti i vrarë.

Emrat e tyre si edhe autorja nuk dihen ende. Vrasësja shihet në vide që ndalon me motor para grupit të të rinjve dhe hap zjarr.

Dëshmitarët treguan se dëgjuan të shtënat, kurse policia tha se gjithçka ndodhi në një kohë fare të shkurtër dhe kur mbërritën efektivët, djemtë ishin të vdekur.