AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 11:11

Manjani: Absurde! Pavarësinë e festojmë në Turqi, çlirimin duke kërkuar azil në Gjermani

Manjani: Absurde! Pavarësinë e festojmë në Turqi,

Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani, ka ironizuar përmes një statusi në “Facebook” sjelljen e shqiptarëve gjatë festave kombëtare.

Edhe pse shqiptarët festojnë dhe bëjnë rolin e patriotit në 28 dhe 29 nëntor, vendi ku ata zgjedhin të pushojnë janë vende si Turqia dhe Gjermania.

Ish-ministri e ka quajtur absurde sesi shqiptarët sillen në këto ditë të veçanta, ku pavarësinë e festojnë në Turqi, dhe çlirimin duke kërkuar azil në Gjermani.

Postimi i Manjanit:

Sa absurde!

Pavarësinë nga Turqia e festojmë në Turqi. Turqia mbetet destinacion turistik i përhershëm i yni...

Çlirimin nga Gjermania e festojmë duke kërkuar azil në Gjermani.

Pra, nuk e kemi seriozisht.TPZ.AL