TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së “korrigjimit të kufijve” me Serbinë, por thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur. Sipas tij, “shkëmbimi i territoreve” është zgjidhja me e mirë e problemeve mes Kosovës e Serbisë. Akademiku mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, por sqaron keqkuptimet që janë hasur në këtë proces.
“Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi “ndarje e Kosovës”. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës”, – ka thënë Qosja.
Qosja tregoi pse është pro këtij projekti, që sipas tij ka ardhur nga intelektualët shqiptarë, jo nga Serbia.
“Shkëmbimi i territoreve: i veriut të Mitrovicës, natyrisht pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, – thotë Qosja.
Deklaratat e Hashim Thaçit se bashkimi Luginës me Kosovën duke mos dhënë asgjë, e sheh si folklor politik. Qosja thotë se ata duhet ta pranojnë se çdo gjë mund të realizohet vetëm duke i dhënë Serbisë, veriun e Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.