AKTUALITET, 6 Prill 2018, 12:24

Vasili: Nuk tërhiqemi nga kërkesat, bastardë edhe ata që s'ndëshkuan Ramën

Vasili: Nuk tërhiqemi nga kërkesat, bastardë edhe ata që

LSI-ja është deklaruar sot se nuk do të bëjë asnjë hap pas nga kërkesat e saj për të cilat protestoi, duke filluar nga lirimi i protestuesve të arrestuar, heqja e taksës së Rrugës së Kombit dhe taksat e tjera. Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, dha një deklaratë para medias sot për qendrimin e LSI ndaj disa çështjeve.

Vasili po ashtu sulmoi me përbuzje, deputetët e PS-së, që nuk e ndëshkuan Kryeministrin për gjuhën vulgare përdorur ndaj popullit të tij - krahasimin me organet gjenitale të mashkullit dhe mbështetjen që i dhanë në Byronë e Kuvendit. Ai e konnsideroi "bastard", Ramën, por i cilësoi të tillë edhe deputetët që e mbështetën, përfshirë kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçin.

Vasili deklaroi më pas se LSI nuk do të tërhiqej nga asnjë prej kërkesave që shtroi në protestën e djeshme bashkë me forcat e tjera opozitare.

Vasili: "Qytetarët shqiptarë kanë treguar se kanë ecur më përpara se politika sesa e thellë është kriza politike dhe ekonomike shoqërore. Pavarësisht nga jehona shumë e pakët që media shqiptare i bën fatit më tragjik se kemi numrin më të lartë për emigracionin e moshave të reja – të mos harrojë asnjëherë se kjo fashë moshe do të thotë se vëllezërit motrat janë viktimat e kriminalitetit, pasi ky kontingjent moshor është i rrezikuar nga pedofilia trafiku i organeve rreziku i shpërndarjes së drogës dhe “baby killer”. Kjo situatë e rëndë ka hyrë në palcën e popullit që për nga protestimi paqësor u ngjau shumë vendeve me kulturë politike si Franca, si Sllovakia, lajmi më i madh është se ndërgjegjja shoqërore shqiptare është rizgjuar.

Detyra e politikës është ta ndjekë me vendosmëri këtë rrugë që e hapën qytetarët për t’iu kundërvënë qeverisjes më antishqiptare që Shqipëria ka përjetuar.

Ne dënojmë të gjitha llojet e politikave në parlament siç qe dëgjesa me qytetarët e Kukësit.  Ajo tregoi se  për Ramën,  Kukësi nuk është 2 orë larg, por  më larg se Zelanda e Re apo Australia. Ky kryeministër që duhet të qeveriste me popullin nuk mund të bisedojë me popullin po përdor video konferencat.

Jemi në një moment shumë të vështirë porsa i takon varrosjes përfundimtare të parlamentarizmit në Shqipëri. Ju të gjithë jeni familjarë tashmë dhe këtu s’kemi ç’diskutojmë më që populli është përballur me një përcaktim poshtërues, për herë të parë në të gjithë historinë e Shqipërisë, në mënyrë absolute. Kushdo mund të gërmojë në të gjitha analet, arshivat e ç’ka parlamenti shqiptar, por një kryeministër që ka krahasuar popullin me organet gjenitale të mashkullit – një personazh i tillë, një bastard i tillë -  nuk mund të shfaqet në Shqipëri. Dhe ca të tjerë, më bastardë se ai, e kanë mbrojtur dje.

Kanë folur për një të ashtuquajtur “poezi”! dhe po dje, këta bastardë kanë miratuar një Kod Etike. Ç’kod etike mund të ketë ky parlament?! Dy orë pas miratimit të Kodit të Etikës, etika e re e parlamentit është të poshtërojë popullin kryeministrin dhe ta krahasojë në mënyrën më vulgare të mundshme.

Kryetari i Kuvendit që është bashkëvotues dje në Byro nuk mund të thotë më asnjë fjalë për ç’ka do të bëhet në sallën e Kuvendit. Përfundimisht ai është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastardësh, etika e Kuvendit ka vdekur . Një bastard që e krahason popullin me organin gjenital mashkullor...

Opozita nuk kthehet më asnjë hap pas sa i përket anullimit të taksës së Rrugës së Kombit, nuk heq dorë nga kërkesa për lirimin e protestuesve pasi kryeministri pohoi se ishte ai fajtori dhe përderisa ai e pranoi, ata që mbahen në burg nuk mund të jenë fajtorë. Kjo është kriminale dhe e pandershme si gjithë thikat e tjera pas shpine që ai u ka vënë atyre."