TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit për rritjen e moshës së pensionit për meshkujt në 70 vjeç.
Ai e ka quajtur qesharak dhe të papranueshëm një vendim të tillë. Sipas Vasilit për qeverinë njerëzit mund të dalin në pension edhe 100 vjeç, pasi vetë nuk bëjnë asnjë punë.
Ja postimi i Vasilit:
‘Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar.
Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension.
Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë.
Por shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.
Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.
Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre.