TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Uashingtoni në një dalje për media ka zbuluar edhe dinamikën e e takimeve në SHBA. Presidenti Thaçi u shpreh me bindje që Kosova duhet të ruajë dhe të kultivojë partneritetin strategjik me SHBA-të.
Thaçi zbuloi që në SHBA i kanë këshilluar edhe pezullimin e taksës me Serbinë, ndërsa u shpreh i bindur që ky vendim i takon vetëm Kosovës.
“Kultivimi i këtyre raporteve garantojnë konsolidim dhe të ardhme të sigurta të shtetit tonë.
Qëndrimi i SHBA-ve siç e ka theksuar edhe presidenti Trump dhe ambasadorët, është se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj raportet me shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën.
Në Uashington më është thënë se duhet të ndodhë pezullimi i taksës për të vazhduar dialogu me Serbinë. Natyrisht se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, mbi çdo çmim ne duhet të ruajmë realicionin me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.