AKTUALITET, 16 Mars 2018, 20:16

Vasili jep alarmin: Mijëra të mitur largohen nga Shqipëria të pashoqëruar drejt Europës

Vasili jep alarmin: Mijëra të mitur largohen nga Shqipëria
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit në lidhje me azil kërkuesit.

Por Vasili e shikon më ndryshe realitetin, pasi sipas tij shumë fëmijë shqiptar largohen nga vendi të pashoqëruar.

“Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia, trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim. Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore”, shton ndër të tjera Vasili.

Postim i plotë

Tragjedi largimi i mijra te miturve nga Shqiperia dhe kryeministri rri e veshtron…

Mijra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijra te mitur te rrezikuar nga pedofilia,trafiku i organeve,kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion,pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia,reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.