TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“BalkanWeb” mëson emrat e personave që ‘përfituan’ nga skema e abuzimit me tjetërsimin e pronave në ‘Ranën e Hedhun’, skandal për të cilin u arrestua kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frroku dhe nënrkyetari, Enver Hafizaj. Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar emrat e personave që përfituan këto toka.
Bëhet fjalë për Martin, Ndue dhe Lekë Frrokun dhe Vasil dhe Pjetër Gjonin, nga fshati Ungrej në zonën e Kashnjetit, në kufi me Mirditën. Burime zyrtare bënë me dije se ka dyshime që këta persona janë pronarët e rremë, pasi mendohet se pas tyre fshihen të tjerë individë.
PËRFITUESIT
Leke Frroku
Martin Frroku
Ndue Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
PERSONAT E ARRESTUAR:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka