TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masimiliano Allegri doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të transfertës ndaj SPAL, të vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
E pamundur t’i shpëtonte pyetjeve mbi shortin e Championsit, që vendosi Juventusin përballë Realit të Madridit.
“Do të jenë dy sfida shumë interesante, por më parë duhet të mendojmë të mposhtim SPAL-in. Është shumë e rëndësishme që nesër të marrim 3 pikët dhe të shkojmë +7 nga Napoli ndjekës, në mënyrë që të jemi më të qetë në vijim”, tha Allegri.
“Madrid? Do të jenë dy ndeshje të bukura futbolli. Nëse luajmë mirë dhe kemi pak fat, do të shkojmë më tej, nëse jo, do të shkojmë në shtëpi. Duhet të jemi krenar që jemi në mesin e 8 më të mirave në Europë.
Po punojmë për të luajtur ndeshje si këto, e mposhtëm Barcelonën sezonin e kaluar në çerekfinale kështu që ndoshta do të fitojmë edhe këtë përballje”, shtoi ai.
Siç thash tri ditë më parë, ata janë favorit në Ligën e Kampionëve. Nëse i mposhtim, do të jemi dyfish të lumtur, theksoi mes tjerash Allegri.
"Zonja e Vjetër" e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi më 3 prill, ndërsa sfida e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 11 prill.