TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në ambientet e një firmë private ka humbur jetën shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.
Njoftim i policisë
Më datë 15.03.2018, në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.