AKTUALITET, 16 Mars 2018, 16:29

Një tjetër president klubi i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave te ‘Rana e Hedhun’

Një tjetër president klubi i përfshirë në skandalin e

Presidenti i klubit të Shënkollit që militon në Kategorinë e Parë,  Artan Djala, është i përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave që çoi në pranga edhe Fran Frrokajn, kryebashkiakun e Lezhës.

Kreu i klubit të Shënkollit duhet të përballet me drejtësinë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, si një nga personat përgjegjës për tjetërsimet e pronave në bregdet, konkretisht te “Rana e Hedhun” në Lezhë.

Kujtojmë që presidenti i Shënkollit mbante më parë postin e Drejtorit të Hipotekës në Lezhë, që u shkarkua nga kryeministri Edi Rama “live” në furtunën e shkarkimeve.