TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mamaja me Marjanën kanë pasur më herët konflikt me njëra-tjetrën. Një ditë i gjeta në dhomën time duke u zënë. I ndava në atë moment, por Marjanën e largova nga shtëpia. Vetëm për faktin që nëna ime e donte, e falëm prapë dhe e morëm në shtëpi“.
Kështu është shprehur Olti Lami, ish-bashkëshorti i Marjana Çmetës, vajzës e cila akuzohet se helmoi me fostoksinë mamanë e tij. Lami i tronditur nga fakti se pas vrasjes së nënës së tij, fshihet ish-bashkëshortja, tregon se Marjana ka pasur konflikte më vjehrrën edhe 5 muaj para se të ndodhte tragjedia. Ai thekson se një nga debatet mes 21-vjeçares dhe Liries kishte degraduar deri në dhunë fizike mes vjehrrës dhe nuses, për këtë arsye e kishte përzënë Marjanën nga shtëpia, por këmbëngulja e nënës së tij e kishte kthyer të renë sërish në banesë. Më tej, Olti tregon se kishte pasur dyshime tek nusja e tij edhe pas varrimit të nënës.
“Mami kishte shenjën e kafshimit në fytyrë dhe gërricje me thonj në pjesën e buzës. Një ditë pas varrimit të saj (Marjana) më tha mua do vish pak tek dhoma se kam frikë për t’u ndërruar. Po mirë thashë, po vij me ty dhe kur hoqi bluzën i pashë disa shenja të zeza në krah. E pyeta se ku i kishte bërë ato shenja dhe më tha që ia kishin bërë gratë ditën e varrimit, duke i thënë të mos qante. Ajo domethënë nuk ka qarë fare atë ditë vetëm se rrinte me kokën ulur dhe aty më hipën shumë dyshimet që kjo ka gisht në këtë pjesë“,- thotë Olti.
Ndërkohë pesë ditë pas vdekjes së mamasë, kur nga morgu iu mbërrin dokumenti se 48-vjeçarja Lirije Lami ishte vrarë, nusja largohet nga shtëpia.
Dyshimet e shumta që rëndonin mbi Marjanën, e dërguan Oltin tek hoxhë Hyseni për të kërkuar ndihmë. I riu shprehet se aty mësoi për ekzistencën e videos dhe të vërtetën e tmerrshme që Marjana ishte vrasësja. Ai tregon se për këtë krim, ish-bashkëshortja ishte konsultuar me dy familjarët e saj.
“Ndodhej me fytyrë komplet, ishte ulur në një divan dhe tregonte komplet ngjarjen se si e mbyti. Thoshte që e thirra hajde futu brenda tek shtëpia dhe i dhashë një lëng portokalli. I thashë merre këtë lëngun se na e ka dhënë një hoxhë për të na bërë mirë të gjithëve, e kemi pi të gjithë, pije dhe ti, por ka pak erë të rëndë, por këtë e kemi pirë të gjithë ne. Dhe mami siç thoshte ajo, kishte thënë po mirë do e pi edhe unë që të na bëjë mirë të gjithëve. I tha hoxhës se ka pyetur mamin dhe vëllain e saj, pasi nuk mund ta merrte një vendim të tillë pa pyetur familjen e saj“, tregon Olti Lami.
Ndërsa ish-bashkëshortja e tij ndodhet pas hekurave, nuk dihet çdo bëhet me fatin e fëmijës 5 muajsh që Olti nuk i ka dhënë ende atësinë. “Akoma nuk ia kam dhënë atësinë, kjo është çështje për t’u menduar gjatë“,- thotë më tej Olti.