AKTUALITET, 16 Mars 2018, 16:39

Luhet kundër Sllovaki U21, FSHF hap dyert për tifozët kuqezinj

Luhet kundër Sllovaki U21, FSHF hap dyert për tifozët kuqezinj

FSHF favorizon tifozët për ndeshjen e kuqezinjve

Federata Shqiptare e Futbollit duket se kërkon që të ketë një mbështetje sa më maksimale të tifozëve kuqezinj në ndeshjen e U-21 përballë Sllovakisë.

Për këtë arsye organi më i lartë i futbollit në vendin tonë ka marrë vendimin që hyrja e tifozëve do jetë falas në ndeshjen Shqipëri U21- Sllovaki U21.

Takimi do zhvillohet në datën 23 mars në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Pritet që në këtë takim të ketë një mbështetje nga ana e tifozëve për ekipin e Alban Bushit.