AKTUALITET, 16 Mars 2018, 18:49

Arrestimet në Lezhë, nga kryetari i Bashkisë deri tek xhaxhai i ish-deputetit

Arrestimet në Lezhë, nga kryetari i Bashkisë deri tek xhaxhai i

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetari Këshillit të Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, ishin midis 12 zyrtarëve të arrestuar nga Policia, gjatë operacionit “Ranishtja 4”, ndërkohë që 11 zyrtarë dhe shtetas të tjerë në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore. Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme. Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.

 

HETIMI I KORRUPLSIONIT

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest ne burg” për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar.

Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve. Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.

Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.

OPERACIONI “RANISHTJA”

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme. Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 

TË ARRESTUARIT

  1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

 

  1. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

 

  1. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

 

  1. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

 

  1. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

 

  1. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

 

  1. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

 

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

 

  1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

 

  1. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

 

  1. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

 

  1. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

 

  1. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.