AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 22:36

Xhirone: Kur luaja Tano Karidin zbulova se kisha tumor

Xhirone: Kur luaja Tano Karidin zbulova se kisha tumor

"Kur zbulova se kisha tumor, ishte dikush që tha se po vdisja".

Aktori i famshëm italian, Remo Xhirone, i paharrueshëm me rolin e tij Tano Karidi në filmin “Oktapodi” (La Piovra), zbuloi për programin  "Ejani tek unë", në televizionin Rai1, se gjatë xhirimeve të filmit ai kishte zbuluar se kishte një tumor në fshikëzën e urinës.

"Gjatë ‘Oktapodit’ zbulova se kisha një tumor të fshikëz. U shërova, por disa njerëz madje thanë se po vdisja. Te “Oktapodi’ më zëvendësuan, dhe m’u desh të fusja avokatët. Për fat të mirë, gruaja ime Vitoria më qëndroi afër. Nuk besoj gjithnjë në Zot, por në ato të bën të besosh në diçka", citohet Xhirone nga agjencia italiane, Ansa.

Pak ditë më parë, Remo Xhirone vizitoi Shqipërinë.

/TPZ.AL/