TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në profilin e tij facebook, duket se ka "larë" duart, njëherë e përgjithmon me Saimir Tahirin. Duke e cilësuar si një "dru" të shtrembër, Rama ka lëshuar sinjal të fortë për ish Ministrin, i cili është në ditët e tij më të vështira.
"Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë." - shkruan Rama për Tahirin.
Ky etiketim ndaj ish Ministrit të Brendshëm, mund ta detyrojë atë, që të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike. Qarkullojnë zëra se kreu i grupit parlamentar të PS u ka dërguar mesazh deputetëve të tij që, deri sa situata të zgjidhet, ata duhet të tregohen “të ftohtë”, pra as mos e godasin dhe as mos e mbrojnë njeriun e “policisë që duam”.
Tpz.al kontaktoi sot edhe kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të dhënë një prononcim për emisionin "Të Paekspozuarit", për sulmet ndaj Tahirit. Por, Balla vendosi të mos përgjigjej, duke lënë të kuptohet se ka dy probleme: Ose Balla ka frikë të mbrojë kolegun e Partisë, ose Grupi Parlamentar i PS-së, ka vendosur të braktisë përfundimisht kryetarin e PS-së së Tiranës, Saimir Tahirin./TPZ.AL/