TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot qeverinë dhe kryeministrin Rama për lidhje me bandat e drogës. E ftuar në Abc News, ajo ka thënë se bandat e drogës ishin sponsorizues të fushatës së PS-së në të gjithë vendin. Kryemadhi tha se Rama ka rënë si Kryeministër.
“Për mua Edi Rama nuk është më Kryeministër i Shqipërisë. Moralisht ai ka rënë si Kryeministër. Ai është koka e mafies, koka e krimit të organizuar që lëviz të gjitha hallkat.
“Rama ka një problem të madh, në minsitrinë e brendshme nuk ka pas asnjë nga LSI. Në ministrinë e financave i kishte të gjitha vetë, tek donganat i kishte vetë, timonin, tepsinë… Në ministrinë urbane nuk ka pas asnji të LSI, kështu që i kishte tepsi, timon, të gjithë. Në ato 5 ministri që kishte LSI ne do marrim mëkatet tona përsipër”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
TPZ.AL