TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, tha gjatë konferencës tradicionale në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Europës, ajo ndaj Partizanit të Beogradit (nesër në orën 21:05) se, “lojtarët tanë kanë eksperiencën e duhur për të përballuar një kundërshtar të fortë si Partizani i Beogradit”.
“Duhet të jemi pragmatistë, por nëse duhet të shkojmë drejt fitores, pavarësisht koeficientit të vështiresisë, pasi përballë kemi një ekip me traditë, duhet që pjesën më të madhe të lojës ta komandojmë ne që të mos i lëmë shumë topin kundërshtarit pasi ka elementë të cilët nga hiçi mund të ndërtojnë aksion me individualitete që mund të hapin probleme”.
Trajneri i Skënderbeut tha se “objektivi i klubit mbetet vendi i dytë në grupin e Ligës së Europës”.
“Objektivi i klubit është kalimi i grupit dhe mendojmë se nëse duam ta realizojmë atë duhet të hyjmë nesër kundër Partizanit në fushë vetëm për fitore. Por duhet të jemi edhe të kujdesshëm për të shmangur aksionet në drejtim të veprimeve individuale pasi kundërshtari zotëron kontingjent me cilësi shumë të mira. Nuk jemi më pak edhe ne, sepse kemi cilësi brenda ekipit, lojtarët tanë kanë eksperiencën e duhur për të përballuar një kundërshtar të fortë si Partizani i Beogradit”.
Gjatë dy ndeshjeve të parë të fazës së grupeve, Skënderbeu humbi 3-1 në Ukrainë me Dinamon e Kievit, ndërsa barazoi 1-1 me zviceranët e Jang Bojs në “Elbasan Arena”. (d.f/Tpz.al)