TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin prostitucion në disa vende të Kosovës. Gjatë kontrolleve të kryera dhe hetimeve speciale, autoritetet kosovare bënë të mundur shkatërrimin e rrjetit, i cili përdoret disa ambiente për ushtrim prostitucioni.
Për këtë ngjarje janë vënë në pranga shtatë femra dhe një burrë. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shtatë telefona celularë, ku pritet që sekuestrimi i tyre të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e veprimtarisë kriminale.