TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e fundit ka lindur ideja se sulmuesi Sokol Cikalleshi mund të jetë pjesë e Serisë A të këtij sezoni. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, aktualisht bën pjesë në radhët e turqve të Akisarspor, megjithatë minutat për 29-vjeçarin edhe në këtë fillim sezoni kanë qenë të limituara.
Sipas asaj që raportohet nga mediat përtej Adriatikut, është klubi i Leçes që po interesohet seriozisht për të transferuar kavajasin në skuadër. Leçe është në kërkim të një sulmuesi i cili mund t’i ofrojë repartit të avancuar eksperiencë dhe fizikalitet.
Në këtë formë, edhe Cikalleshi do të ishte pro kësaj lëvizje, teksa bëhet fjalë për një kampionat prestigjioz si Serie A. Ndërkohë, kanë nisur bisedimet me agjentin e futbollistit dhe në orët në vazhdim mund të rezultojnë deçizive rreth të ardhmes së sulmuesit.