AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 14:29

Ushtronin dhunë dhe kërcënonin njerëzit, ndalohen dy persona në Dibër, procedohen penalisht pesë të tjerë

Ushtronin dhunë dhe kërcënonin njerëzit, ndalohen dy persona


Ditën e sotme janë ndaluar dy shtetas dhe proceduar penalisht pesë të tjerë në Dibër.

Policia bën të ditur se janë arrestuar shtetasi K. B., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar dhe kanosur shtetasin E. B.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Kanosje” dhe Dëmtime të tjera me dashje.

Po ashtu blutë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për krime kundër personit), ku pas një konflikti të çastit ka dhunuar dhe kanosur shtetasin Sh. T. V.

Njoftimi i Policisë:

”Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas, si edhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar dhe kanosur shtetasin E. B. Veprat penale “Kanosje” dhe Dëmtime të tjera me dashje.”

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 2 Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për krime kundër personit), ku pas një konflikti të çastit ka dhunuar dhe kanosur shtetasin Sh. T. V

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit : H. D., pasi në aksin rural Lis-Burgajet, duke drejtuar automjetin kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

K.T., pasi në aksin Burrel-Ura e Matit , duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë për veprat penale Kanosje, Kalim i paligjshëm i kufirit, Prerje e paligjshme e pyjeve.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.