TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ende pa mbaruar fjalën në parlament, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimin në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në adresë të tij.
Ndërsa e etiketon Ramën, si ‘mister 1 prilli’, Meta e paralajmëron kreun e qeverisë të mos e prekë marrëveshjen e ‘5 qershorit’.
Postimi i plotë:
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.