TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI është shprehur në një konferencë për mediat se ndërsa naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie për bukën e gojës, “batakçinjtë bëjnë show, sikur rrihen.”
Vasili po flet për përplasjen e ndodhur pak më herët në jashtë ambienteve të Kuvendit mes Damian Gjiknurit dhe deputetit Halit Valteri.
“Ndërsa naftëtarët e Ballshit vijojnë të jenë në grevë urie për bukën e gojës, e djersën e ballit batakçinjtë e delenxhinjtë bëjnë show sikur vriten e rrihen.
Naftëtarët janë në të drejtën e ligjit. Jo pak herë kanë parë si fryhet Rama, u ka premtuar lloj-lloj mashtrimesh sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur.
Greva e urisë është e dyta pas asaj të mbajtur në gusht, që u mbyll vetëm pas dhënies së tre pagave”, tha Vasili.