TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se 312 milion euro kushton paketa e propozuar nga opozita për të ndihmuar njerëzit, ndërsa 300 milionë euro sipas tij u shpërdoruan gjatë pandemisë.
Shifra sipas kreut demokrat është nxjerrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend ku vidhet edhe në kohë krize.
“Në këto gjashtë muaj, në vend që të vjedhë, të marrë planin dhe të ndihmojë njerëzit”- apeloi Basha.
“Për fat të keq, dëgjonim një njeri të papërgjegjshëm i shtriqur nga kolltuku i makinës, përsëriste refrenin e vjetër lani duart dhe asnjë masë konkrete për të përballuar situatën ekonomike. Sepse vazhdon të harxhojë dhjetëra milionë euro për të pasuruar një grusht njerëzish. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një paketë të tretë apo të katërt, është se ka një qeveri dhe një kryeministër që taksat e shqiptarëve i shpërdoron me një grusht oligarkësh. Shifrat nuk i ka nxjerr Partia Demokratike, por Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Vetëm me prokurime publike shpërdorime 300 milionë euro. E gjithë paketa jonë kushton 312 milion euro. Shqipëria i ka mundësitë të bëjë të paktën sa Kosova dhe Maqedonia, mjafton që në 6 muajt e fundit të ndalë vjedhjen.
Po të ishim ne në qeveri do kishim zbatuar paketën e 11 marsin dhe ekonomia nuk do të ishte në këtë gjendje. Paratë nuk do të shkonin për inceneratorët, nuk do të shkonin për rrugët me çmime marramendëse. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm. E vetmja gjë që nuk ndalet në këtë vend, është vjedhja e parave.
Më thuaj një vend në botë që në kohë pandemia, e ka mendjen për të vjedhur me tendera sekretë.
Shkulet gjithë bota për të ndihmuar vendin e goditur nga tërmeti dhe këta vjedhin me prokurime sekrete. Është akoma ky për tersin e këtij vendi. Në këto gjashtë muaj, në vend që të vjedhë, të marrë planin dhe të ndihmojë njerëzit”,-u shpreh Basha.