TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se do të afishojë publikisht emrat e deputetëve që votojnë kundër marrëveshjes së 5 qershorit dhe se ata do të mbajnë përgjegjësi individuale.
Kryeministri ka reaguar nga Kuvendi për këtë deklaratë, duke sulmuar presidentin dhe partitë e vogla, të cilat i quajtu "shantazhiere".
"Ilir Meta që flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë, që mbase i shkon viktimave të OFL-së por jo me PS-së dhe deputetët e saj dhe me popullin shqiptar.
Do të afishojë emrat e deputetëve publikisht dhe do të marrin kosto personale, nga kush, si? Në çfarë mënyrë? Me cilat mjete të dhunshme? Apo me armët që do të rrëmbeheshin në 2017?
Shqipëria ka nevojë për të gjithë, por as nuk është sekret, unë nuk jam udhëheqës i PS, për të ushqyer partitë e vogla. Asnjë parti e vogël në histoinë e pluralizmi nuk ka sjellë asgjë të mirë për Shquoërinë, janë grupe shantazhierësh, kanë shqyer më shumë se PS dhe PD, plaçkën shtet.
Partitë e vogla janë parti pengmarrësish, që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë degë të thesarit të atij që ka vulën. Por, fakti që kanë qenë të tilla deri më sot nuk do të thotë as të pengohen dhes as të mos jenë ndryshe nesër. Unë e di ça do Ilir Meta, të grumbullojë njerëz rrugës, pa pyetur fare se çfarë mund të bëjnë për Shqipërinë, por të thoni, turru vlla, kapi, mblidhi, silli, lidhi", tha Rama.
/TPZ.al/