AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 12:40

Ndryshimet kushtetuese, Alimadhi: Do të votoj kundër projektligjit, është kundër interesit kombëtar

Ndryshimet kushtetuese, Alimadhi: Do të votoj kundër projektligjit,


Deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se do të votojë kundër projektligjit për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij është kundër interesit kombëtare.

Sipas tij, projektligji i ndan shqiptarët në jugorë që votojnë për PS dhe veriorë që votojnë për PD.

“Kam një mendim. Ky vend për 30 vjet ka vuajtur prej kësaj sjelljeje politike.

Kërkuan depolitizimin e KQZ, sistem të pastër kombëtar me lista te hapura, ne këtë rast asgjë nga këto nuk u zbatua.

Kjo kapje sistemi, prej 30 vitesh do prodhojë vazhdimësinë e kësaj mendësie.

Votoni kundër këtij projektligji, është kundër interesit kombëtar. I ndan shqiptarët, në jugorë, ku merr PS mandate dhe verior ku PD merr mandate. Unë votoj kundër.”