AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 12:32

Bllokoi foltoren, Rudina Hajdari: Në Kuvend bëhen vetëm pazare, ndaleni këtë turp

Bllokoi foltoren, Rudina Hajdari: Në Kuvend bëhen vetëm pazare,


Në seancën ku pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren duke kërkuar të ndalet seanca dhe të mos votohen ndryshimet në kodin zgjedhor.

Hajdari kujtoi se në Kuvend janë bërë pazare dhe janë mashtruar shqiptarët.

“Flas sot për ata shqiptarë që janë treguar se shumë më të mençur se sa shumë nga njerëzit këtu në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë se në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare. Mos harroni asnjëherë këtë gjë”, u shpreh deputetja Hajdari.

Në diskursin e saj me tone të ashpra, Hajdari ka bërë thirrje për reflektim që të hapen listat.