AKTUALITET, 12 Prill 2018, 22:09

Tabaku: Shteti kërkon dhjamë nga pleshti me TVSH-në për biznesin e vogël

Tabaku: Shteti kërkon dhjamë nga pleshti me TVSH-në për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, nuk i sjell asnjë të ardhur shtesë për shtetin.

Jorida Tabaku: Nga 2013 e deri më sot, taksat janë rritur në 2 miliardë dhe kjo ka dëmtuar shtresën e mesme dhe konsumin, dhe kjo ka krijuar stepje. Vendosja e TVSH në këtë prag është një barrë shumë e rëndë për bizneset. Taksat lokale, e kanë rritur në mënyrë artificiale taksat për biznesin e vogël. Shteti nuk fiton asgjë nga kjo TVSH, është njësoj sikur të nxjerësh dhjam nga pleshti, kjo do sjelli kostot sociale kolosale./TPZ.AL/