TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej 1 prillit një pjesë e madhe e bizneseve të vogla kanë hyrë skemën e TVSH-së, pas uljes së fashës nga 5 milionë lekë xhiro vjetore në 2 milionë lekë.
Një nga arsyet e uljes së këtij limiti sipas qeverisë është formalizimi i bizneseve, por sipas Gjergj Bojaxhi, ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Ky mekanizëm nuk e zgjidh informalitetin.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjergj Bojaxhi u shpreh se: “Ky mekanizëm nuk e zgjidh informalitetin. Ai që do të deklarojë 2 milionë lekë, aq do deklarojë, s’do deklarojë më tepër”, më tej ai ka shtuar se futja apo jo në skemën e TVSH-së nuk ndikon nëse sipërmarrësi aplikon për kredi. “Çdo Bankë vlerëson tek sipërmarrës punën që bën dhe i jep kredi. Nuk të bën më të nderuar futja në taksim me TVSH”.
Edhe nga ana ekonomike, Gjergj Bojaxhiu vlerëson se ky taksim i biznesit të vogël nuk do të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit.
“Më shumë para do të futen në xhepat e korrupsionit se sa në xhepat e shtetit. Edhe FMN e ka bërë të qartë se shuma e përfituar është e ulët. Ska rentabilitet për ta zgjeruar këtë taksë. Protestat tregojnë se po ndodh një shok i madh brenda njerëzve. Situata është shumë drastike”, u shpreh Gjergj Bojaxhiu./TPZ.AL/