AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 15:50

E imagjinoni dot ambasadorin Donald Lu në rolin e një... astronauti?

"Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime ", i tha Ambasadori ameriakan Donald Lu grupit të nxënësve të shkollës fillore Turgut Ozal gjatë programit "Meet America".

Por, Donald Lu nuk u bë astronaut, por një diplomat karriere dhe ka shërbyer prej disa vitesh në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgizstan, Azerbajxhan dhe Shqipëri.

Në Shqipëri ai është nga janari i vitit 2014, duke qenë ambasadori i 9-të amerikan në Tiranë pas rënies së komunizmit.

TPZ.AL