TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa arma e përdorur mendohet të jetë kallashnikov.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Informacionet janë ende paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga Policia e Korçës.