AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 11:53

Urdhri i Arta Markut, shkarkohet rebeli Sokol Stojani

“BalkanWeb” siguron urdhrin e Arta Markut për Sokol Stojanin, ‘rebelin’ që i doli kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në lidhje me hetimet disiplinore dhe detyra të tjerë të përcaktuara nga ajo.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit i cili mbante postin e Drejtorit të Ndihmës për Subjektet e posaçme. Urdhri i kryeprokurores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.