TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Korçës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 55 vjeçarin Petrika Zhidro pasi ky i fundit ka aksidentuar me makinë një 6 vjeçare.
Aksidenti ndodhi në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, vajza e mitur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arestimin në flagrancë të shtetasit: Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7, në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar shtetasen R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. TPZ.AL