TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Muka u është bashkuar sërish studentëve në protestën e tyre para Kryeministrisë.
Ai ka bërë thirrje që të mos ketë negociata pasi nuk mund të negociosh me njerëz që nuk kanë diplomë sipas tij.
Ai ka sfiduar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj që të nxjerrë diplomën e tij, nëse e ka një të tillë.
“Unë sfidoj publikisht Erion Veliajn” të nxjerrë diplomën. A e keni diplomën zoti Veliaj?”, pyeti Muka.
Po ashtu Muka ka sfiduar edhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla “Nxirreni dhe ju diplomën zoti Balla nëse nuk e keni plagjiaturë”, u shpreh Muka, duke shtuar se ai është i vendosur të denoncojë plagjiaturat dhe shkeljet në sistemin arsimor edhe nëse e hedhin në gjyq.