BOTA, 5 August 2026, 20:47

Ukrainë/ Lufta detyron evakuimin e qindra fëmijëve nga Kramatorsku, situata e sigurisë përkeqësohet

Mbi 500 fëmijë dhe të rinj po evakuohen nga zona e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës, pranë vijës së frontit, për shkak të rritjes së rrezikut nga sulmet ruse.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, tha se situata e sigurisë po përkeqësohet dhe se është e papranueshme që fëmijët të ekspozohen ndaj kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve.

Në total do të zhvendosen 525 të mitur nga 424 familje: 59 fëmijë nga fshati Krasnotorka, 140 fëmijë nga Bilenke dhe 326 fëmijë nga qyteti i Kramatorskut.

Autoritetet e përshkruan evakuimin si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm për mbrojtjen e civilëve.

Zona urbane rreth Slovianskut dhe Kramatorskut konsiderohet bastioni i fundit i madh, që Ukraina kontrollon në rajonin e Donetskut.

Kramatorsku ndodhet më pak se 15 kilometra nga vija e frontit.

Rusia, e cila vijon luftën në Ukrainë prej më shumë se katër vitesh, kërkon tërheqjen e plotë të trupave ukrainase nga rajoni i Donetskut, si kusht për nisjen e negociatave të paqes.