TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia vijon të përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila po ndikon ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Sipas buletinit të fundit të publikuar nga Ministria italiane e Shëndetësisë, edhe dy qytete të tjera i janë shtuar sistemit të “alarmit të kuq” të nivelit 3, duke e çuar në 25 numrin e qyteteve ku është në fuqi niveli më i lartë i paralajmërimit.
Në qytetet e përfshira nga alarmi i kuq, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona, ndërsa vala e të nxehtit parashikohet të zgjasë të paktën edhe një javë.
Ministria e Shëndetësisë theksoi se alarmi i kuq, i klasifikuar si “niveli 3”, nënkupton se nxehtësia ekstreme dhe e zgjatur përbën rrezik për shëndetin e të gjithë popullsisë. Sipas autoriteteve, paralajmërimi nuk vlen vetëm për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, por edhe për individët e shëndetshëm.
Kjo është vala e katërt e të nxehtit ekstrem që godet Italinë gjatë këtij viti. Valët e mëparshme kanë shkaktuar edhe viktima, si pasojë e temperaturave shumë të larta.