TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, ka deklaruar se sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat sipas tij shkaktuan “rënien dëshmorë të më shumë se 30 personave”, përbëjnë një përpjekje për të përshkallëzuar situatën dhe për të penguar zbatimin e një plani paqeje.
Gjatë një konference për shtyp, al-Ansari tha se komuniteti ndërkombëtar e ka të qartë, sipas tij, se kush po pengon zbatimin e marrëveshjes.
“Është e qartë për komunitetin ndërkombëtar se kush po pengon zbatimin e marrëveshjes. Përgjegjësia e plotë bie mbi palën izraelite”, u shpreh ai.
Duke folur për situatën në Gaza dhe praninë ushtarake izraelite në territor, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit deklaroi se Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret që mban të pushtuara, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare.
“Ne mendojmë se Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret që mban të pushtuara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ky pushtim nuk mund të justifikohet nga asnjë situatë aktuale apo e kaluar e sigurisë”, tha al-Ansari.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit në Gaza vijojnë, ndërsa palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për pengimin e marrëveshjeve të mundshme.