AKTUALITET, 31 Mars 2019, 10:58

Ukraina në zgjedhje presidenciale, cilët janë tre kandidatët favoritë

Ukraina në zgjedhje presidenciale, cilët janë tre kandidatët

Në Ukrainë zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 39 kandidatë. Gjithsesi, sipas sondazheve vetëm tre prej tyre kanë shanse reale për të fituar.

Ky është raundi i parë i votimeve, ku nëse askush nuk do të fitojë mbi 50% të votave, dy kandidatët më të votuar do të shkojnë në balotazh më 21 prill.

Të tre kandidatët që kanë shanse për të fituar janë pro-europinanë, ndërsa asnjë filorus nuk shihet si favorit në këto zgjedhje.

Yulia Tymoshenko ka qenë kryeministre e Ukrainës dhe është një ndër politikanet më të famshme, e cila në vitin 2005 udhëhoqi të ashtuquajturin “revolicionin portokalli” e që më pas u dënua me shtatë vite burg nga qeveria filoruse mbi disa akuza të dyshimta.

Favorit për një mandat tjetër është edhe presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, i zgjedhur në këtë post në vitin 2014. Ai është shumë i pasur falë zotërimit të një fabrike çokollatash.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve është Vladimir Zelenskiy, aktor komik 41-vjeçar, i cili në një televizion në Ukrainë luan rolin e një mësuesi që arrin të bëhet president. Zelenskiy punon në televizionin e oligarkut ukrainas Kolomoyskyi, i cili është kundërshtar i Poroshenkos. Sipas sondazheve më të fundit, Zelenskiy kryeson këto zgjedhje me 25% të votave.