AKTUALITET, 31 Mars 2019, 10:21

Lëvizte me pistoletë në rrugët e Tiranës, prangoset 44 vjeçari

Lëvizte me pistoletë në rrugët e Tiranës, prangoset 44

Mëngjesin e sotëm një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur. Gjatë kontrollit të policisë iu gjet një pistoletë .

Shtetasi me iniciale G.T, u kap në rrugën “Konferenca e Pezës”, pasi ishte denoncuar nga qytetarët. Ai ishte dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:

1. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.