AKTUALITET, 31 Mars 2019, 10:33

Iu vra babai dhe xhaxhai, çfarë shkruan nga burgu pjesëtari i grupit kriminal “Bajri”

Iu vra babai dhe xhaxhai, çfarë shkruan nga burgu pjesëtari i

Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit, i cili u ekzekutua me armë zjarri paraditen e së shtunës (30 mars) në qytetin e Shkodrës.

Ai ndodhet aktualisht në burg, i arrestuar ne kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Asmer Bilali ka reaguar në Facebook pas vrasjes së babait dhe xhaxhait te tij. Pasi ka postuar lajme të ndryshme të portaleve, ai ka shkruar “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj.

Asmer Bilali ka postuar mbrëmë vonë në dy momente të ndryshme ndërsa disa komentuesve i ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet ndaj dy familjarëve të tij.

Policia është e angazhuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Burime të pakonfirmuar bëjnë me dije se policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zona afër vendit të vrasjes, por sipas burimeve kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar duke bërë që të mos jetë regjistruar lëvizja e autorëve me mjetin tip “Benz”.