AKTUALITET, 30 Mars 2019, 22:02

Punëtori humb jetën në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, zbulohet identiteti (Emri)

Punëtori humb jetën në stadiumin ‘Arena

Zbardhet identiteti i personit që humbi jetën paraditen e sotme në garazhin e stadiumit ‘Arena Kombëtare’. Ai është Naim Idrizi, 40-vjeç. Idrizi dyshohet ka rënë nga lartësia pas një aksidenti në punë duke marrë dëmtime serioze.

Pas aksidentit, 40-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, por që nuk iu ka mbijetuar dot plagëve.

Më herët ngjarjen e bëri publike ish-kryeministri Berisha, pas një denoncimi të marrë nga një punonjës i stadiumit përmes “Qytetarit Dixhital”, ku sipas Berishës, ngjarja ishte mbajtur e fshehtë nga policia, duke theksuar se, në momentin që punonjësi ka rënë në garazhet e stadiumit “Arena Kombëtare”, të gjithë punonjësit janë nxjerrë jashtë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.